Një sipërfaqe e konsiderueshme kodrinore me pisha dhe ullishte ka marrë flakë në zonën e Peshtanit në Fier. Flakët favorizohen nga era e fortë, duke i nxjerrë ato jashtë kontrollit, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të relievit kodrinor ku ka rënë zjarri.
Në shuarjen e flakëve janë përfshirë edhe banorët e zonës, të cilët po punojnë me jete rrethanore.
Pranë zjarrit ndodhen antenat televizive dhe të telefonisë celulare. Policia ka sqaruar se fillimisht zjarri ka nisur në tokën ne pronësi të shtetases E. M., 40 vjeçe, dhe si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur duke u djegur dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.
Lidhur me zjarrin policia ka shoqëruar 40-vjeçaren dhe bashkëshorti i saj për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit./rtsh.al/
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...