Dhjetëra mina të Luftës së Dytë Botërore kanë shpërthyer në fshatin Radat të Dropullit.
Mësohet se predhat kanë shpërthyer si pasojë e nxehtësisë së zjarrit që përfshiu bimësinë e kësaj zone paraditen e sotme.
Nga ngjarja nuk bëhet me dije nëse janë shkaktuar dëme materiale.
Zona ku ndodheshin minat është e pabanuar, por forcat e zjarrfikësve dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë në terren duke luftuar me flakët.
Ministria e Mbrojtjes tha se dyshimet e saj janë që shpërthimi i zjarrit erdhi nga predha të luftës së dytë Botërore, ose nga ndonjë grumbull bombola gazi.
Prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote tha se kanë njoftuar ambasadën dhe konsullatën greke në Gjirokastër pasi zjarri është afër kufirit shtetëror. Për shuarjen e flakëve Kote tha për Jugulajm se kanë kërkuar helikopter pasi terreni është shumë i vështirë.
“Jemi duke ndjekur nga afër operacionin në fshatin Radat. Kemi organizuar të gjitha forcat e prefekturës së qarkut Gjirokastër. Eshte duke ardhur dhe zjarrfikësja e bashkisë Përmet.
I kemi bërë njoftim sipas kërkesës së bashkisë Dropull ministrisë së mbrojtjes dhe drejtorisë së përgjithshme të emergjencave që të dërgojnë helikopter.
Kemi njoftuar ambasadën Greke dhe konsullatën greke në Gjirokastër pasi zjarri është mbi fshatin Radat, përafërsisht në kufirin shtetëror.
Kemi marrë masa për të ruajtur banesat dhe për të shmangur zjarrin nga këto banesa. Po përpiqemi me të gjitha mënyrat që të shuajmë zjarrin. Terreni është malor. Është një rrezik shumë i madh për shkak të terrenit malor. Jemi shumë afër majës së malit që është dhe kufiri që ndan 2 vendet”, tha Kote.
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...