Një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë pyje dhe kullota rreth orës 21-:00 të mbrëmjes së të martës në vendin e quajtur “Tre çezmat Zerqan”, në Dibër.
Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar edhe nga moti i nxehtë dhe era të forta.
Shërbimi zjarrfikës Bulqizë arriti të ndërhynte në kohë duke mos lënë përhapjen e flakëve dhe neutralizimin e tyre. Sakaq mësohet se në afërsi të zjarri ishte fshati Sofroçan, i njësisë administrative Zerqan dhe banesat ishin të rrezikuara nga flakët, por zjarri u vë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.
Nuk dihet nëse ka qenë zjarrvënës e qëllimshme, po i ngelet policisë Diber të hetoje ngjarjen mbi shkaqet e zjarrit./abcnews/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...