Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën.
Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ku është bërë evakuimi i banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Zjarri ka shkaktuar panik te banorët e zonës, pasi pallati ndodhej në një zonë të populluar dhe me ndërtesa të tjera shumë pranë njëra-tjetrës.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./tar
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...