Pa u mbushur një muaj nga ceremonia e perurimit Trageti i Linjes Shengjin Brindisi, është zhdukur pa lëne asnjë gjurmë. Autoritetet e Portit te Shëngjinit jashtë kamerave thonë për Ora News se kompania Jonian Island ka shkelur kontratën. Ndërkohe Ministria e Transporteve ka shmangur çdo përpjekje të gazetarëve tanë për një prononcim mbi këtë skandal. Vetë Ministri Haxhinasto ishte prezent në ceremoninë e inaugurimit të Linjes me 7 qershor të këtij viti, në pikun e fushatës zgjedhore, por sot preferon të heshtë mbi misterin e tragetit, qe u zhduk fill pas perurimit.
Ndonëse iu bë jehonë e madhe dhe u përurua zyrtarisht nga ministria e Transportit më 7 qershor, trageti i linjës Shëngjin-Brindizi nuk u pa më në brigjet e Shëngjinit pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Banorët që jetojnë pranë portit pohojnë se trageti ka ardhur vetëm dy herë, dhe më pas u zhduk.
Jashtë kamerës, drejtori i portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushaj, pranon që kompania horizont ka thyer kontratën 1 vjecare me të drejtë ripërtëritje, që ka me portin. 4 muajt e parë të grafikut të tragetit të linjës Shëngjin-Brindizi dhe anasjelltas ishin të pasqyruara në kontratë, ndaj Tushaj pohon se kompania do ndëshkohet për shkelje të grafikut të udhëtarëve.
Ora News u rikthye, për të disatën herë në portin e Shëngjinit, dhe para kamerave, askush nuk flet.
Trageti i linjës Shëngjin-brindizi, duhet të nisej cdo të shtunë nga brigjet italiane, për të mbërritur të dielën në orën 08:00 në ato shqiptare, por Ora News konstatoi se trageti nuk mbërriti. Kompania IONIAN ISLAND SHPK ka shpërfilluar autoritetet, duke shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën. Ministria e Transporteve ka shmangur në cdo rast komentet mbi këtë skandal, megjithe insistimin e gazetareve te Ora News për një shpjegim mbi misterin që shoqëron tragetin e Linjes Shengjin -Brindisi.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...