Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen Kola, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike javën e kaluar në Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.
GoFundMe u hap nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës, 48 vjeç, një prej viktimave.
Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore.
Shuma e mbetur do të shërbejë për mbështetjen e familjarëve të viktimave.
Ndryshe, Prokuroria e Luccas ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas autoriteteve, kaldaja dyshohet se ishte e re dhe ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.
Autoritetet po presin rezultatet e analizave toksikologjike për katër viktimat, të cilat pritet të jenë vendimtare për vijimin e hetimeve.
Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri për lamtumirën e fundit.
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...
Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...