Më 30 janar, para ndeshjes mes Kolnit dhe Wolfsburgut, arbitri 27-vjeçar, Pascal Kaiser, nxori në fushë të dashurin e tij, Moritz, tifoz të ekipit vendas, dhe i bëri atij propozimin e martesës përpara të gjithë stadiumit RheinEnergie, me një kapacitet prej rreth 50,000 spektatorësh dhe me kamerat që xhironin momentin.
Publiku duartrokiti dhe Moritz pranoi propozimin.
Ky moment që bëri xhiron e botës, ndodhi gjatë “Dita e Diversitetit” një iniciativë e Bundesligës gjermane për të promovuar diversitetin, tolerancën dhe respektin brenda dhe jashtë fushës së lojës.
Megjithatë, vetëm një javë pas këtij momenti të lumtur, gëzimi është kthyer në tmerr. Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ka shpërthyer një valë mesazhesh urrejtjeje.
Në natën nga e shtuna në të diel, Pascal Kaiser u sulmua fizikisht në banesën e tij.
“Dita më parë, kisha marrë kërcënime të drejtpërdrejta që përmendnin adresën time,” raporton gazeta L’Equipe.
Tre burra e sulmuan dhunshëm në kopshtin e tij, një sulm që arbitri e lidh drejtpërdrejt me propozimin e tij të martesës./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...