Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Portin detar të Durrësit, kur një jaht u zhduk përkohësisht nga vendi ku ishte ankoruar.
Pronari i mjetit lundrues, Dorian Alikaj, ka paraqitur një kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, duke raportuar se jahti i tij, me emrin “Tamomar 2”, nuk ndodhej më në vendin ku kishte qëndruar për disa muaj më radhë.
Sipas kallëzimit, Alikaj është njoftuar rreth orës 14:00 se mjeti i tij mungonte. Ai ka vënë menjëherë në dijeni Policinë Kufitare dhe më pas ka shkuar në komisariatin e Durrësit për të bërë denoncimin.
Menjëherë pas njoftimit, strukturat janë vënë në lëvizje. Pas denoncimit, jahti është vënë re teksa rikthehej në vendin e mëparshëm të ankorimit, ish-kalatën e peshkimit, ndërsa personat që ndodheshin në bord janë shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat.
Ende nuk dihet se si kanë arritur të ndezin mjetin lundrues, pasi çelësat e tij ndodheshin në ruajtje nga kapiteni i jahtit, Memet Ayhan Ulus. Burime nga policia bëjnë me dije se tre persona janë duke u marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./tch
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën