Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje që çdo shqiptar ta investojë votën për të vazhduar drejt rrugës së BE.
Me anë një postim në Facebook, Rama thekson se me Partinë Socialiste, dhe punën e pandalur do të vazhdojnë pa asnjë lëkundje për të punuar për negociatat me BE për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian, shkruan Arbresh.info.
“MIRËMËNGJESdhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pasaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë.”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...