Teksa Kryetarit i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla takon sot kryetarët e grupeve parlamentare opozitare, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun për të negociuar për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, Prezenca e OSBE në Shqipëri ka përshëndetur procesin gjithëpërfshirës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit siç e përcakton Kushtetuta.
“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, shkruan Prezenca e OSBE në Shqipëri.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve më 10 Maj u mor vendimi që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të jetë në 16 maj ora 17:00. Sakaq kujtojmë se në 15 maj ora 16: 00 është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave./arbresh.info/
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë