Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Turqi, ka reaguar dhe Ambasada ruse në Tiranë. Zv.Ambasadori rus në Tiranë Dimitri Kazmin, ka thënë se kjo ishte një ngjarje e rëndë.
Në një prononcim për Report tv, Kazmin tha: “Vrasja e Andrey një ngjarje tragjike. Do bashkëpunojmë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit”.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar se Karlov është qëlluar me armë duke shtuar se Rusia është në kontakt me autoritetet turke. Mediat kanë vendase kanë njoftuar se Putin do të ngarkojë një ekip për të hetuar vrasjen.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur më ngjarjen e rëndë.
“Ne i dënojmë aktet e dhunës” ka thënë Zëdhënësi i State Departmenti John Kirby.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen” thuhet në reagim.
Ndërkohë ambasadori nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë një konferencë live në TV dhe ka ndërruar jëtë në spital./albeu/Arbresh.info
Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...