Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja e 52-vjeçarit sot në Durrës. Zbulohet edhe motivi se si kishte nisur sherri mes shtetasit me inicialet S. Dh., që mbeti i plagosur, dhe autorit të dyshuar, me inicialet B. Xh., 36 vjeç.
Ky i fundit ka akuzuar viktimën se i ngacmonte gruan.
“Më ngacmonte gruan”, mësohet të jetë shprehur në polici 36-vjeçari, i cili ka pranuar edhe krimin para oficerëve.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në lagjen Nr.1 8, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”. Pas konfliktit verbal që pati mes dy burrave, 52-vjeçari është goditur me thikë, ndërsa është gjetur nga kalimtarët e rastit i mbuluar nga gjaku. Ndërkohë, pak pas krimit autori i dyshuar është arrestuar.
Çfarë parasheh anëtarësimi në Bordin e Paqes?
Trump sërish e përmend ndalimin e konfliktit ndërmjet Kosovë...
Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan dekl...
Përfundon rinumërimi në 9 komuna, këto janë rezultatet
Prokuroria Themelore në Ferizaj autorizon nisjen e hetimeve ...
Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenla...