Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të enjten se SHBA-ja bën shumë para kur çmimet e naftës rriten.
“Shtetet e Bashkuara janë padyshim prodhuesi më i madh i naftës në botë, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para”, ka shkruar ai në Truth Social.
Deklarata e tij ka ardhur afërsisht në të njëjtën kohë kur deklarata e udhëheqësit të ri suprem iranian, u transmetua nga Irani, përmes së cilës Mojtaba Khamenei, kërcënon me mbyllje totale të Ngushticës së Hormuzit, nga e cila kalon një e pesta e naftës botërore.
“Por, me interes dhe rëndësi shumë më të madhe për mua, si president, është ndalimi i një Perandorie të ligë, Iranit, nga posedimi i armëve bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe, në fakt, i botës. Nuk do ta lejoj kurrë që kjo të ndodhë!”, ka shtuar ai.
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...
Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, isht...