Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që do të thotë se ish-presidenti mbetet në paraburgim.
Ai kërkonte heqjen e masës së sigurisë, duke arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për ta mbajtur në qelitë e paraburgimit, por pretendimet e ish kreut të shtetit nuk u morën në konsideratë nga gjykata supreme.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme përmbylli seancën paraprake për Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurit e tjerë dhe të mërkurën e ardhshme do të vendosë nëse e kalon ose jo për gjykim dosjen penale ndaj tyre.
Ndaj Metës rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë./TCh/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...