Pasi u la jashtë listave për deputete në radhët e PD-së, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka marrë një tjetër detyrë.
Ajo është emëruar si eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi.
Lajmin e ka bërë të ditur Parlamenti i Malit të Zi, në një informacion të bërë publik në datën 10 tetor.
Në njoftimin e Parlamentit të Malit të Zi thuhet se Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç.
Gjatë bisedës, ata shprehën kënaqësi mbi bashkëpunimin e tyre deri tani dhe theksuan nevojën për trajnim shtesë dhe shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira në mes të parlamenteve, kryesisht në nivel të stafit parlamentar.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...