Zbulohet “bossi” i kanabisit në Jug të Shqipërisë

23:12 | 3 Qershor 2017

Zbulohen detaje të reja për biznesmenin shqiptar i cili furnizonte rregullisht me drogë dy familje në Sicili të Italisë.

Nga hetimet deri tani është zbuluar edhe fakti se biznesmeni (Andrea) Renato Caushi dyshohet si një nga personat kryesorë që kontrollonte kultivimin e kanabisit në Jug të Shqipërisë dhe veçanërisht në zonën e Tepelenës. Gjatë aksionit antidrogë të kryer me urdhër të prokurorisë, mësohet se policia ka arrestuar edhe shtetasit Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin, sipas “Panorama” .

Ata akuzohen për një rast të ndodhur në vitin 2016 kur një ngarkesa rreth 600 kilogramë kanabis u kap në zonën e Lagunës së Vilunit para se të nisej për trafikim drejt Italisë Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg pa afat Andrea (Renato) Çaushi i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim më shumë se një herë.

Ky i fundit është arrestuar dy nete më parë në Tiranë me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda pas një hetimi mëse 2-vjecar ndaj tij. Hetimi dhe aksioni i arrestimit janë kryer në bashkëpunim të ngushtë mes prokurorisë shqiptare dhe autoriteteve më të larta të prokurorisë italiane.

Ditën e sotme, biznesmeni ka dalë në gjykatë ku është bërë vetëm njoftimi i masës së sigurisë arrest me burg pa afat, që ishte vendosur në mungesë të biznesmenit para se ai të arrestohej.

Bëhet me dije se hetimi i prokurorisë së krimeve të rënda është koordinuar muajt e fundit edhe me autoritetet e prokurorisë italiane që kanë sjellë prova e informacione në lidhje me faktin se biznesmeni Caushi furnizonte rregullisht me kanabis dy familje në zonën e Sicilisë në Itali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara