Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka reagoi sot përmes një deklarate në Twitter pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit.
“Nga sot, me vendim të Këshillit të Ministrave, Shqipëria ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. I gjithë personeli diplomatik dhe personeli i Ambasadës së Iranit duhet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë brenda 24 orëve”, ka thënë ministrja në një deklaratë në Twitter.
“Është një vendim i imponuar i Shqipërisë nga veprimet e Iranit, për të cilin hetimi ynë ka treguar se qëndron pas sulmit kibernetik masiv dhe të paprovokuar të 15 korrikut kundër infrastrukturës dhe shërbimeve qeveritare të Shqipërisë”, ka shtuar Xhaçka.
“Ne kemi besim se aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë krah për krah me ne në përballimin e sfidave të mundshme të tanishme dhe në të ardhmen”, shtoi ajo.
Qeveria shqiptare ka njoftuar mëngjesin e së mërkurës se ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi qëndron pas sulmit kibernetik të ndodhur pak javë më parë në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama kërkoi që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga vendi ynë. /arbresh.info/
1/3 As of today, by a decision of the CoM ?? has severed all diplomatic relations with the Islamic Republic of #Iran. All diplomatic & other personnel of ?? Embassy are to leave the territory of the Republic of Albania within 24 hours.
? https://t.co/bYHhI13NUO via @YouTube— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) September 7, 2022
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik