Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e saj, Ministren e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzalés Laya.
Kryediplomatja Xhaçka njohu homologen spanjolle me progresin e bërë nga Shqipëria në adresimin e kritereve për hapjen e negociatave, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e deritanishme të Spanjës në këtë drejtim.
Në fokus të bisedës ishte edhe nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si dhe përditësimi për situatën e krijuar nga pandemia dhe masat e marra./TCH
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...