Një 20 vjeçar është vrarë në Helsinborg të Suedisë.
Siç raporton TopChannel, viktima është shqiptar.
Po ashtu në këtë ngjarje, është plagosur edhe një vajzë e moshës 25 vjeçare e cila ishte në shoqëri të të ndjerit.
Policia deklaron se akoma nuk dihen motivet e këtij rasti, e gjithashtu nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin, transmeton Klankosova.tv.
Tutje sipas TCh, i riu dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane.
Mësohet se viktima është shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.
Shqipëria rikonfirmon angazhimin në NATO
Abdixhiku nga Kaçaniku: Premton 200 euro në muaj për të pors...
Ambasadori i SHBA në NATO: Qëndrojmë me Rumaninë, do mbrojmë...
Shqipëria nis përafrimin me BE-në për Inteligjencën Artifici...
Ministrja e Jashtme e Rumanisë falënderon Konjufcën për soli...
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi seancën stërvitore para udhëti...