“I vrava se nuk takoja dot Hysnien”, kanë qenë fjalët e Kasëm Pirjasit në seancën për masën e arrestit, autori i vrasjes së dyfishtë në janar të këtij viti.
Ndërsa nusja e familjes, Hysnie Hoxhallari nuk e ka pranuar krimin, duke thënë se nuk ishte në dijeni.
Dy të akuzuarit, kanë dalë para gjyqit për masën e arrestit, për vrasjen e Salkie dhe Olsi Hoxhallarit. Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg”, teksa gjykimi për të dy do të vijojë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Vrasësi i Olsit dhe i të ëmës Salkies, është Kasëm Pirjasi. Ai është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit, Hysnie Hoxhallarin.
Por që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren e cila është nga fshati Stungë i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën./Top Channel
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...