Dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës, duket se e kanë pikënisjen vite më parë. Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, pak kilometra larg Shalësit. Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje. Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.
Dhe të tre gratë kanë qenë bashkëshortet e tij.
Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave. Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime të papranueshme ndaj bashkëshorteve.
Sipas policisë, pas vrasjes së gruas, 69-vjeçari është përplasur me djalin e tij, ndërsa ky i fundit e ka hedhur nga shkallët dhe për pasojë Huso Islamajt humbi jetën./abcnews.al
LEXO EDHE:
Krim i rëndë në Shqipëri: Burri vret gruan me sëpatë, vdes pasi djali e shtyn nga shkallët
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...