Është arrestuar në Vlorë, Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, me akuzën e vrasjes me paramendim të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit.
Selkie 73 vjeçe dhe Olsi Hoxhallari 43 vjeç gjetën vdekjen me 20 janar të këtij viti në lagjen “24 Maji”, Vlorë, dhe fillimisht u raportua si një vdekje nga zjarri që kishte përfshirë banesën.
Bashkë me Hysnie Hoxhallarin, nusja e Olsi Hoxhallarit, është arrestuar edhe dhe Kasëm Pirjasi 26 vjeç si bashkëpunëtor në vrasje.
Në trupin e viktimave janë gjetur shenja të forta dhune çka ka ngritur dyshime për ta hetuar më tej çështjen dhe vetëm ditën e sotme policia njofton që janë kapur autorët e vrasjes, të cilët fillimisht e njoftuan vdekjen si aksidentale.
Hysnie Hoxhallari, e cila vrau burrin dhe vjehrrën duke i goditur me mjete të forta kishte vënë flakën banesës për të fshehur gjurmët.
Vrasja e dyfishtë mendohet se është bërë për motive të dobëta.
Më herët Hysnie Hoxhallari në një intervistë për News 24 deklaronte: Dua drejtësi!
Më delikate në këtë mes situata paraqitet për djalin e çiftit Hoxhallari, i cili është vetëm 5 vjeç./tv koha/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira