Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, ngjarje që ndodhi në zonën e Babrrusë.
I dyshuari është 38-vjeçari Arlind Demushi, me origjinë nga Tropoja, i cili u kap në një banesë në qytetin e Durrësit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë arrestimit, atij iu gjet një çantë me rrobat që dyshohet se kishte veshur në momentin e krimit. Nga hetimet paraprake rezulton se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit, raporton Euronews.al.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se viktima dhe autori kanë qenë miq të afërt. Hajdar Ismajlgeci kishte rreth 10 ditë që po qëndronte në banesën e Arlind Demushit në Babrru, ku ky i fundit jetonte prej më shumë se një dekade.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...