Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje publike për mbështetjen e përfaqësuesit shqiptar në Eurovision 2026, artistit Alis me kënganën “Nan”, i cili do të garojë mbrëmjen e sotme në Vjenë ku zhvillohet gjysmëfinalja e dytë.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve jashtë vendit, Rama ka inkurajuar publikun që të votojë numrin 13 për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së artistit shqiptar në këtë kompeticion ndërkombëtar.
“Le të mbështesim artistin dhe përfaqësuesin tonë në Eurovision, Alis, dhe ta bëjmë zërin shqiptar të dëgjohet në gjithë Europën dhe më gjerë,” shkruan Rama.
Thirrja shoqërohet edhe me apel për votim masiv nga diaspora dhe publiku jashtë vendit, ku vota për Shqipërinë jepet përmes numrit 13, sipas udhëzimeve të votimit të Eurovision.
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...