Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi që dyshohet për shpërdorim të pasurisë.
Përmes një kërkese, forcat e rendit kanë thënë se në kuadër të hetimeve për këtë rast, dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është publikuar edhe video-incizimi i personit, që dyshohet se më 16.09.2025 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash nga një bankomat.
“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit në fjalë, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në stacionin më të afërt policor. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve dhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...
SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej...
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...
Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon nd...
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg