Vrasja makabre në Mallakastër, flet xhaxhai i 16-vjeçarit: Të marrë dënim

12:24 | 9 Janar 2020

Drita Saliaj është 50-vjeçarja e cila u sulmua më 5 janar, në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur.

Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, pasi kanë hasur në rezistencën e zonjës së shtëpisë e kanë goditur atë dhe më pas trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Xhaxhai i një prej autorëve, Luis Saliaj ka folur pas ngjarjes makabre.

Ilir Saliaj thotë se nipi i tij duhet të marrë dënim kapital.

Drita Saliaj jetonte vetëm në shtëpi, pasi bashkëshorti dhe dy djemtë e saj janë emigrantë në Greqi. Dhe Luis Saliaj 16 vjeç, është nipi i bashkëshortit të viktimës./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara