Babë e bir janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ngjarje që ndodhi më 5 janar. Mataj u gjet i pajetë nga banorët e fshatit brenda një makine, të cilët më pas lajmëruan policinë. Viktima ishte qëlluar me armë automatike, duke humbur jetën menjëherë.
Për këtë ngjarje, janë ndaluar dy persona të tjerë, të cilët dyshohet të kenë bashkëpunuar për kryerjen e vrasjes. Një nga të ndaluarit është kapur në kufi, pasi kishte tentuar të largohej nga Shqipëria. Policia ende nuk ka zbuluar motivet e vrasjes, por pista kryesore që po hetohet është ajo e konflikteve personale mes viktimës dhe autorëve.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autorët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm janë nën hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes./rtsh.al/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën