Në Ngurrëz të Lushnjes, të afërmit e Ermira Dushit (Arapit) pohojnë se janë lajmëruar për varrimin e saj në këtë fshat. Sipas tyre, familja e Ermirës ka emigruar përpara 20 vitesh në Greqi, ku edhe punojnë e jetojnë atje.
Madje edhe Ermira kishte qenë disa kohë atje, por pasi ishte martuar më së shumti kishte jetuar në Fier. Njeri nga të afërmit e familjes Arapi u shpreh se viktima jetonte me kunatën në shtëpinë e burrit, ndërsa ky i fundit punon e jeton në Greqi me prindërit e vajzën e mitur 6-vjeçare, të cilën do që ta shkollojë andej. “Ata kanë vite që jetojnë në Greqi. Edhe Ermira ka qenë andej, ajo punonte si rrobaqepëse, ndërsa Armando i shoqi punonte si hidraulik kur të gjente. Prindërit e tij jetonin në Greqi. Kur e panë që këtu nuk jetohej, ai iku në Greqi, mori edhe vajzën. Ndërsa Ermirën me sa do duket do ta merrte më vonë.” Panorama
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...