Në janar të vitit 2005 në komisariatin 4 të Tiranës ndodhi një ngjarje e rëndë. Një i ndaluar humbi jetën në rrethana të paqarta. Viktima ishte Agim Daka me origjinë nga Tropoja. Vëllai i tij Bujar Daka nga Cërrnica e Tropojës ishte arratisur së bashku me 2 persona të tjerë nga ambientet e paraburgimit në Shkodër dhe për këtë policia kishte ndaluar vëllain e tij për ta marrë në pyetje.
Zyrtarisht thuhet se ai kreu vetëvrasje duke i marre pistoleten nga brezi Artan Cukut gjate kohes qe po merrej ne pyetje, por në atë kohë deputetë të opozitës akuzuan shefin e komisariatit Artan Cuku se e kishte torturuar Dakën dhe madje i kishte marre jetën, shkruan lapsi.al
Ish-deputeti i Tropojës Azgan Haklaj mbajti këtë deklaratë në parlament: “Agim Daka ishte qytetar i thjeshtë e i pambrojtur, ai ra viktimë e klanit farefisnor të prokurorit të Shkodres Ulsi Manja, të drejtorit të Shkodrës Ahmet Premci, të drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) Sami Rasha, të ministrit Toska, të prokurorit Visha e Sollaku, etj., të cilët duke qenë miq të ngushtë e me lidhje gjinie shumë të afërt me njëri-tjetrin, urdhëruan Rambon e tyre Artan Cuku të vidhte Agim Dakën në mes të rruges e ta masakronte për dhjetra orë në polici, duke mos i lejuar atij të ketë as një avokat siç e parashikon ligji, ose të paktën të njoftohej familja e tij, por më në fund e vranë edhe Agim Dakën” – ka thënë Haklaj në atë kohë.
Edhe drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj që ka dhënë detaje mbi ekzekutimin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku dhe se hakmarrja është një nga pistat e vrasjes. Megjithatë ende asgjë nuk është zyrtare.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump