Një automjet ka shpërthyer me eksploziv mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur tek “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Sipas policisë, persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë plasëse në mjetin tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit, A.A., banues në lagjen “Hajro Çakërri”.
Shpërthimi ka ndodhur sot, në orën 02:05., të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e kësaj, janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera, të parkuara aty pranë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor