Dhjetëra ngjarje zjarrëvenie të makinave janë regjistruar ne qytetin e Vlorës kohët e fundit, ku rasti më i fundit është shënuar në orët e para t mëngjesit të së dielës, e shumë kanë mbetur të pazbardhura nga policia.
Zjarrevëniet e qëllimshme tek automjetet shikohen nga policia si paralajmërime apo larje hesapesh.
Ndër ngjarjet më të rënda të kësaj natyre është atentati me eksploziv në mjetin e ish-gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, ngjarje kjo ende e pazbardhur.
Edhe pse motivet janë të qarta për shumë atentate me eksploziv apo djegie automjetesh, autorësia e tyre ka mbetur enigmë.
Për ekspertët e policisë lokale që e njohin mire situatën e krijuar, këto ngjarje janë pjesë e luftës e rrjeteve kriminale që janë në qytet ku herë pas here raportohet edhe për persona të zhdukur.
Top Channel
MINTI publikon çmimet e derivateve
Policia në Deçan hap rast për pistoletë të raportuar si e vj...
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...