Pasi ministrat e Jashtëm të BE-së dhanë vendimin në lidhje me negociatat për Shqipërinë, reagoi sot edhe ambasadorja Romana Vlahutin.
Në një prononcim për mediat, kreu i zyrës së BE-së në Tiranë tha se Shqipëria mori tre gjera pozitive dhe se shumë shpejt do të nisë një punë voluminoze.
“Shqipëria mori tre gjëra pozitive, njohja e rekomandimit e të gjithë punës, e dyta kalendari, një datë e qartë dhe e treta Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë. Është një punë mjaft e madhe përgatitore që do të kryhet nga ana e BE dhe Shqipërisë.
Ky është kalendari dhe do të dëgjoni më shumë për këtë nga ambasadori i ardhshëm. Mos u shqetësoni, kur të kemi detajet do i ndajmë me ju. Ne jemi të lumtur, se na jep mundësi për të filluar lëvizjet më shpejt”, tha Vlahutin.
Por a do mundet Shqipëria që qershorin e vitit të ardhshëm të marrë zyrtarisht hapjen e negociatave?!
“Nuk mund të flas për diçka një vit paraprakisht, por ky është një kalendar i qartë dhe në votën e BE tregon se ka një angazhim për këtë datë. Kalendari është shumë i qartë. Mos u shqetësoni në ditët në vijim kur të kemi detaje do t’i ndajmë me ju.
Mund t’ju them që ne jemi të lumtur, sepse na jep një mundësi të lëvizim më një ritëm më të shpejtë dhe të fillojmë përgatitjet”, u shpreh ajo.
Shqipëria dhe Maqedonia do të ndryshojnë për të ecur përpara duke konsoliduar reformat dhe duke zhvilluar përgatitjet për konferencën e parë ndërqeveritare vitin e ardhshëm. Puna përgatitore kërkon shumë kohë dhe puna duhet të nisë që nesër./ Express
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...