Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se më 12 mars do të organizohet protesta e radhës e opozitës.
Në fund të fjalimit të tij nga foltorja me qytetarët në Durrës Berisha tha se protestuesit do të mblidhen para Parlamentit.
“Sot është koha e protestës, të gjithë në protestë në datën 12 mars. Të gjithë tek parlamenti sepse është gjyqi i Edi Ramës dhe Ballukut”-u shpreh Berisha, raporton tch.
Protesta e fundit e opozitës ishte të shtunën e 28 shkurtit, ku u shoqërua me tensione të shumta, molotovë si dhe u sulmua ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, akt që u shoqërua me një valë reagimesh.
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë