Ditën e sotme, në faqen e parë të gazetës sportive italiane “Tuttosport” gjendet një foto e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Cristiano Ronaldo-s.
Krahas fotos, në titullin kryesor të gazetës citohet një fjali e Ramës: Jam tifoz me Italinë dhe Juventusin.
Kryeministri i vendit dha për gazetën sportive një intervistë të shkurtër, dy minuta e 20 sekonda ku tema kryesore ishte dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të përballuar emergjencës e koronavirusit.
“Ne ndihemi pjesë e shtetit tuaj. Virusi mposhtet me metodën Sachi (ish-trajner i Milan-it). Të mëdhenjtë vendosen në shërbim të grupit. Ronaldo dhe Buffon-i janë njerëz që i admiroj sepse kanë një shpirt të madh”, tha Rama për “Tuttosport”./TCH
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira