Virozat e stinës kanë shtuar ndjeshëm fluksin e vizitave në Pediatrinë e spitalit rajonal të Vlorës.
Kjo situatë është shoqëruar edhe me rritjen e numrin të shtrimeve për shkak të komplikacioneve që ndodhin tek fëmijët.
Përgjegjësja e pediatrisë së Vlorës, Rina Llanaj thotë se nga 80 vizita rreth 25 janë shtrime, ndërsa këtë të premte të 45 shtretërit janë të zënë.
Sipas kryepediatres të vegjëlit duhen kontrolluar së pari tek mjeku i familjes për ndihmë të parë e më pas t’i drejtohen Pediatrisë.
Duke dhënë një pasqyrë të situatës Llanaj flet se grupmoshat më të prekura deri më tani dhe më të riskuara janë bebet 6 muaj, por jo vetëm
Kryepediatrja këshillon kujdesin prindëror ndaj të vegjëlve që nga menaxhimi I temperaturës tek ushqyerja me produkte jo të konservuara
Ndërkohë në Vlorë në këtë periudhë, ka një shtim të numrit të vizitave edhe te mjekët e familjes jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit./abcnews.al
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...