Protesta e banorëve të Unazës së Re ka vijuar edhe sot, në ditën e 63-të të saj, ndërsa këtë pasdite, të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike.
Banorët kanë përsëritur thirrjen kundër qeverisë Rama dhe mbi të gjitha kundër projektit që parashikon prishjen e shtëpive të tyre.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte i pranishëm në protestë dhe u bëri apel banorëve të Unazës, që të bashkohen me studentët në protestën e të hënës.
Ky i fundit bëri një apel edhe për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markun, të cilës i kërkoi të zbardhë aferën korruptive të tenderimit të njërit prej loteve të unazës.
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër