
Facebook logo is seen on a wall at a start-up companies gathering at Paris' Station F in Paris, France, January 17, 2017. REUTERS/Philippe Wojazer
I shkon në takim me shpresën për të krijuar një lidhje të re, por bie pre e mashtrimit. Një vajzë nga Tirana ka denoncuar një djalë, të cilin e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, por që në takimin e parë provoi shijen e mashtrimit.
Redi Hatia është dënuar me 1 milion lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit. Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se Hatia, pasi ishte njohur me vajzën e kishte ftuar një mbrëmje, rreth orës 22, për kafe.
Vajza shkoi në takim së bashku me një shoqen e saj. Por mjaftuan më pak se 10 minuta që i riu Hatia të vinte në zbatim planin e tij. Në bisedë e sipër ai i kërkoi vajzës telefonin celular me preteksin se do të pyeste të ëmën, të cilën e kishte sëmurë dhe se telefonin e tij e kishte humbur atë ditë.
Vajza, në mirëbesim i dha celularin e saj dhe riu, pasi doli nga lokali u zhduk së bashku me telefonin. Pas pritjes së gjatë, vajza doli jashtë lokalit, por nuk pa asnjë gjurmë të djalit që e takoi vetëm për disa minuta. Ajo tentoi të telefonte numrin e saj me celualrin e shoqes, por telefoni i dilte i fikur. Pas kësaj, ajo denoncoi djalin që kishte njohur dhe policia e gjeti atë më vonë së bashku me celularin. Pas ndalimit ai u detyra t’ia kthente celularin vajzes, por ky veprim i kushtoi as më shumë e as më pak, por plot 1 milion lekë të vjetra gjobë./tch
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...