Vetura shpërthen në flakë në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan

22:28 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan.

Makina tip “Benz” ka marrë flakë te gomat, ndërkohë që pritet ardhja e zjarrfikësve.

Akoma nuk dihet shkaku që ka bërë përfshirjen në flakë të makinës.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme