Një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat është përplasur për vdekje nga një veturë.
Policia ka bërë të ditur se ngasësi i makinës është arrestuar dhe njoftoi se ai po e drejtonte makinën në gjendje të dehur.
“Arrestoi në flagrancë shtetasin P. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Shtetasin M. Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin L. K., 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi L. K., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...