Një aksident me pasojë disa të plagosur ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Përrenjasit.
Një makinë tip “Toyota Yaris” ngjyrë blu e errët ka rrëshqitur duke marrë kthesën si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i saj.
Dëshmitarë nga vendngjarja deklarojnë për JOQ.al se në makinë udhëtonin 3 persona (babë, nënë, bir).
Drejtues i automjetit ishte djali i familjes rreth moshës 30-vjeçare, i cili preu dorën në aksident.
Sipas informacioneve paraprake, ata kanë mbetur të plagosur rëndë, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje për t’i transportuar të plagosurit për në spital.




Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...