Një automjet ka rënë në humnerë në zonën e Krastës në Bulqizë, ku për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar.
Informacionet paraprake të policisë së Dibrës bëjnë të ditur se rreth orës 10.30 mjeti ka dalë nga rruga.
“Menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku paraprakisht kanë konstatuar se shtetasi M.B, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në një humnerë, raporton TCh.
Nga ky aksident rrugor ka humbur jetën shtetasi A.L, rreth 60 vjeç, që ishte pasagjer në automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit po transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore drejt Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit