As nuk e mbështet dhe as nuk e kundërshton propozimin e demokratëve për Vettingun e politikanëve, pasi Edi Rama mendon se në këtë mënyrë kompromentohet pa nisur ende dialogu me opozitën per 3 amendimet kushtetuese që ata kërkojnë.
Shpreh gatishmërinë për të shkuar perpara komisionit hetimor per zgjedhjet ns thirret edhe pse nuk e kursen ironinë.
Edhe pse thotë se nuk do t’i komentojë zhvillimet në kampin blu dhe deklaratat e Berishës për të kandiduar për kryetar të partisë, një të tillë Rama nuk i’u a mohon gazetarëve.
“Nuk kam asnjë koment se çfarë ndodh në fushën e PD, por nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët që të shkruanin një pjesë me shumë seri se PD mund të katandiset në një objekt keqardhje, është ajo që po ndodh në PD”.
Për të vetmen çështje që nuk dha në të vërtetë asnjë koment ishin temat që u diskutuan në takimin rreth 90 minuta me drejtuesit politik të qarqeve, që sipas tij është pa interes publik pasi është një mbledhje partie./tvklan/
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...