Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit të Shqipërisë 28-vjeçar Novruz Cenaliaj është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij.
Mërnica ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh nga policia, pasi ai u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit. Mësohet se Mërnica fshihej në Dërmenas.
Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.
Këtë të mërkurë, Cenaliaj u përcoll për në banesën e fundit. Homazhet për të u zhvilluan në Teatrin “Bylis” në Fier.
Dyshohet, se Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën.
Dy të rinjtë, banues në të njejtin fshat, u konfliktuan verbalisht dhe më pas fizikisht për kalimin në rrugën e ngushtë që po përshkonin me makinë.
Gjatë konfrontimit, 23 vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen./abcnews.al
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...