Policia e Durrësit ka vijuar edhe këtë të mërkurë zbatimin e operacionit “Plazhi i Lirë”, i cili synon lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë bregdetit, si dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik.
Gjatë kontrolleve në lagjen nr. 1 në Durrës, janë liruar dy hapësira publike, ku u konstatuan çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje.
Policia sekuestroi në total 182 komplete, ndërkohë që dy persona janë proceduar penalisht: një 36-vjeçar me iniciale N.D. dhe një 70-vjeçare me iniciale R.H., të dy banues në Durrës.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e hapësirave publike në shërbim të pushuesve./Arbresh.info
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë