Një vajzë 8-vjeçare është rrëzuar nga skafi dhe për pasojë është lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Velipojë, ndërsa mësohet se vajza ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj. E mitura është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues, 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...