Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vazhdon shfaqjet e tij nëpër autobusët e Tiranës.
Njësoj si ditën e parë të punës në Bashkinë e Tiranës që shkoi me autobus, edhe sot ai është parë të udhëtojë përmes një tjetër linje në kryeqytet, me urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio.
Veliaj zbriti në stacionin e “21 Dhjetorit”, pranë Ambulancës Nr.9. Dhe gjoja si rastësi, pranë tij ndodheshin kamera të televizioneve që regjistronin udhëtimin e kryebashkiakut të sapozgjedhur.
Nuk dihet me saktësi, por mendohet që Veliaj po inspekton transportin publik në Tiranë, për të parë nga afër gjendjen e tij.
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...
Stuhitë godasin Australinë Perëndimore, mijëra njerëz pa ene...
Hoxha me komandantin e KFOR-it: Garanci kyçe për stabiliteti...
Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e ujitjes në Zasellë
Rekordmeni i Premier League, James Milner tërhiqet përfundim...