Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përmes një postimi në Facebook. Ai thekson se vendimi nuk është për një individ, por për demokracinë shqiptare, votën e lirë dhe qytetarët e Tiranës.
Në postimin e tij, Veliaj shkruan se drejtësia kushtetuese rivendosi dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull, dhe falenderon qytetarët që besuan dhe pritën.
Ai premton se do të bëjë gjithçka për të vijuar punën e Bashkisë pa u penguar në ushtrimin e mandatit të tij.
“Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij… Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”, shkruan Veliaj në Facebook.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...