Ka ndërruar jetë edhe një pacient me COVID-19, i cili po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Sh.Sh. nga Sadovina e Muhaxherëve të komunës së Vitisë (1956), ishte konfirmuar pozitiv dhe betejën me COVID-19 e ka humbur në orët e mbrëmjes, të së martës, ka bërë të ditur drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.
“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, shokëve e miqve. Unë apeloj të gjithë qytetarët e regjionit të Gjilanit që t’i respektojnë masat në mënyrë strikte për ta parandaluar më të keqen”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.
Përndryshe, rasti i parë pozitiv i regjistruar me COVID-19 në Kosovë është nga Stublla e Vitisë, më 13 mars.
Prej atëherë, numri total i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 10.590, të shëruar janë 6528 raste, derisa kanë ndërruar jetë 355 pacientë, shumica e të cilëve kishin edhe sëmundje shoqëruese.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...