Themeluesi i Partisë Demokratike në Shqipëri, Abdi Baleta, ka vdekur të premten në moshën 84-vjeçare.
Abdi Baleta ka lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.
Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Baleta ka kryer detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).
Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Më pas, Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike me emrin “Rimëkëmbja Kombëtare”.
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki