Andis Harasani, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat e njohura të politikës dhe sektorit energjetik, ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare.
Harasani, i cili ishte një prej zyrtarëve të Partisë Socialiste, shërbeu si deputet në periudhën 2005-2009.
Gjatë mandatit të tij, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në politikat energjetike të Shqipërisë, duke drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga viti 2002 deri në vitin 2005.
Pas largimit nga jeta politike, Harasani u angazhua në fushën e biznesit, duke krijuar një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke kontribuar në zhvillimin e disa iniciativave ndërkombëtare.
Pavarësisht angazhimeve të tij në biznes, ai mbeti i njohur për ndikimin që pati në skenën politike të vendit.
Mësohet se ai ndërroi jetë në New York, SHBA, ku po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë./euronews.al/
Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Star...
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...